Gishti i gjashtë bëhet realitet

Nga A2 CNN
31 Maj 2022, 11:40 | Teknologji
Gishti i gjashtë bëhet realitet

Dora me gjashtë gishta tashmë ekziston, por ai më i vogli në fakt është robotik. Shkencëtarët japonezë dhe francezë kanë krijuar gishtin artificial për të studiuar se si truri mund t’i përgjigjet një pjese shtesë të trupit.

Sensorët në parakrahët e përdoruesit e kthejnë aktivitetin elektrik në muskujt e tyre në udhëzime për gishtin e gjashtë.

Studiuesit thonë se 18 pjesëmarrësit lëvizën lehtësisht gishtin e gjashtë, duke treguar që truri ynë ka aftësinë të mishërojë gjymtyrë artificiale zëvendësuese.

Studiuesit thonë se nevojiten studime më të mëdha për të eksploruar aftësinë e trurit për të punuar me gjymtyrë të tjera të bashkangjitura dhe fleksibilitetin e tij për t'i përdorur ato sipas dëshirës.

Dhe nga robotët tek fosilet... për të takuar “dragoin e vdekjes”

Një zvarranik gjigant fluturues me një hapje krahësh 30 këmbë që jetoi 86 milionë vjet më parë së bashku me dinozaurët. Shkencëtarët në Argjentinë zbuluan kockat në malet e Andeve, por nuk ka asnjë provë që zvarraniku nxirrte zjarr nga goja... Kështu që për fat të keq zbulimi nuk vërteton se dragonjtë janë të vërtetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos