Çlirim Gjata, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos foli edhe për kallëzimin penal që opozita i bëri ditën e sotme Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.
Gjata u shpreh se Marku duhet të ndiqet penalisht për shpërdorim detyre. “Janë bërë shumë shkelje, ndërsa kjo ishte e fundit. Zonja Marku duhet të priste kush kandidon për KLP. Presim çfarë po vjen nga Autoriteti i Investigimit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Këto duhet t’i priste, kështu e ka ligji. Marku e anashkaloi ligjin, duke e shkelur atë”, tha Gjata.
Gjata foli edhe për rastin “Sheshi”, duke theksuar se gaboi që paditi institucionin.
“Unë nuk e kam parë dosjen e zotit Sheshi, por kjo gjë nuk më intereson. Gabimi i zotit Sheshi qëndron te padia ndaj Institucionit, e cila nuk mund të bëhet. Institucioni nxjerr një vendim përkatës, siç është institucioni i autoritetit dhe ky vendim akimohet në Gjykatën Administrative. (A2 Televizion)