Sulmi ndaj anijeve ruse në Libi, Italia përplaset me Zelenskin: Gënjen, nuk u koordinua me ne

Nga Rosalba Bejdo
27 Nëntor 2026, 18:37 | Bota

Sulmi ndaj anijeve ruse në Libi, Italia përplaset me Zelenskin:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj kritikave të kryeministres italiane Giorgia Meloni për sulmin ukrainas ndaj dy anijeve ruse në brigjet e Libisë, duke mbrojtur operacionin ushtarak.

Në intervistën për BBC-në, Zelensky e cilësoi anijen luftarake ruse “Merkury” si një objektiv plotësisht të ligjshëm. Ai pranoi se sulme të tilla janë shumë të rrezikshme, por theksoi se Ukraina nuk kryen operacione pa koordinim me partnerët e saj.

Megjithatë, deklaratat e tij janë kundërshtuar nga ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili mohoi kategorikisht se Italia apo aleatët ishin informuar për këtë operacion në Bengazi.

“Nuk ka pasur asnjë koordinim me Ukrainën për këtë operacion specifik. Aleatët nuk ishin në dijeni të asaj që po bënin ukrainasit në Libi”, deklaroi Tajani.

Ai theksoi gjithashtu se Italia nuk dëshiron që lufta të shtrihet në territore të tjera dhe as që konflikti të përfshijë më tej Mesdheun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos