Gjata: Reforma zgjedhore, hap i rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2020, 12:13 | Aktualitet
Gjata: Reforma zgjedhore, hap i rëndësishëm për zgjedhjet e

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka vijuar serinë e përgjigjeve dhe kundërpërgjigjeve mes demokratëve dhe socialistëve sa i takon reformës zgjedhore.

Në një postim në Facebook, Gjata i kundërpërgjigjet Taulant Ballës, i cili e quajti fantazi deklaratën e Lulzim Bashës se ka një marrëveshje mes palëve për zgjedhje të parakohshme.

“Prej ditësh eksponentë socialistë, më së shumti ata që duhet të japin llogari për shitblerjen e votës dhe ë janë kapur në flagrancë duke bërë pazar me votat e shqiptarëve, flasin lart e poshtë për zgjedhjet.  Tryeza për Reformën Zgjedhore e ka misionin e saj të qartë dhe të përcaktuar në agjende me saktësi”, shkruan Gjata.

“Reforma elektorale është një hap i rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Është hapi i parë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Hapi i dytë është qeveria tranzitore para çdo palë zgjedhjesh dhe padyshim ndëshkimi i atyre që janë kapur duke blerë vota. Sot është më e qartë se kurrë: Shqiptarët kanë nevojë të dalin nga gjendja ku ndodhet vendi si pasojë e vjedhjes së zgjedhjeve. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme vendore dhe qendrore, janë e vetmja mënyrë për të rikthyer legjitimitetin e institucioneve ne vend!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos