Gjendet e ngordhur breshka e rrallë detare

Nga A2 CNN
27 Maj 2022, 09:57 | Lifestyle

U gjet sot e ngordhur në brigjet e bregdetit të Radhimës një breshkë detare e llojit Chelonia mydas, një breshkë e rrallë për brigjet tona.

Breshka dyshohet të ketë ngordhur nga përplasja me një mjet motorik, e cila ka shkaktuar hematoma në pjesën e kokës dhe karapaksit. Breshkës iu morën të dhënat dhe ju plotësua formulari përkatës.

Kanë qenë dy turiste gjermane, të cilat njoftuan për praninë e breshkës në breg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos