Gjendet i pajetë autori i hitit “I Like To Move It”

Nga A2 CNN
2 Shtator 2020, 21:43 | Showbiz

Një ngjarje tronditëse është publikuar nga Florida, atje ku është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij DJ DJ Erick Morillo, i njohur për hitin e vitit 1993 “I Like To Move It”.

Ernesto Rodriguez, një zëdhënës i policisë, ka konfirmuar lajmin për CNN, ndërsa ka theksuar se shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga ekspertiza. Muajin e kaluar, Morillo përfundoi në prangat e policisë, i akuzuar për abuzim seksual nga një femër, me të cilën kishte performuar një vit më parë në një festë private. Ai do të paraqitej në gjykatë ditën e premte.

Erick Morillo u bë i njohur me këngët “Reel 2 Real”, “Go On Move”, e njohur ndryshe si “I Like To Move It”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos