
Një person është gjetur i pajetë gjatë pasdites të së shtunës në lagjen numër 15 të Durrësit, në vendin e quajtur Portoromano.
Sipas Policisë, viktima, ende i paidentifikuar është gjetur i mbytur rreth 100 metra brenda në det. Policia thotë se viktima është mashkull rreth të 30-ave, ndërsa nga këqyrja paraprake janë konstatuar shenja dhune. Megjithatë, po punohet për zbardhjen e ngjarjes që çoi në vdekjen e të riut. (A2 Televizion)