Aksident me vdekje në Fushë Krujë

Nga A2 CNN
15 Gusht 2020, 08:10 | Kronikë
Aksident me vdekje në Fushë Krujë

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Fushë Krujë, ku për pasojë ka humbur jetën një i moshuar.

Sipas policisë, mjeti tip "Benz", me  drejtues shtetasin L.K., 37 vjeç, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos