Shpërndante heroinë në afërsi të shkollave të mesme, arrestohet

Nga A2 CNN
21 Mars 2019, 18:34 | Kronikë
Shpërndante heroinë në afërsi të shkollave të

Policia e Shtetit ka finalizuar në mesdite një operacion kundër shitjes së narkotikëve, në veçanti droga të forta si kokainë dhe heroinë.

Si pasojë e përgjimeve Policia arriti të arrestojë në flagrancë  shtetasin 29 vjeçar E.T., me nofkën “Tafa”, i dënuar edhe më parë për këtë vepër penale.

Tafa bashkë me një bashkëpunëtor siguronin lëndën e pastër dhe e përzienin për ta tregtuar më vonë në kryeqytet, veçanërisht në zonën e “Kombinatit”, “Yzberishtit”, “Unazës së Re”,  “Tiranës së Re”, si dhe në afërsi të disa shkollave të mesme në Tiranë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos