
Rreth orës 19.35 në qytetin e Elbasanit është vrarë me armë zjarri Ravik Gurra, 50 vjeç, i njohur nga opinioni publik si avokat i disa çështjeve të njohura të kronikës së zezë, si avokati i Emiliano Shullazit, por edhe i familjes Çapja në Elbasan.
Dyshohet paraprakisht që vrasja të jetë kryer me silenciator, pasi dëshmitarët pranë ngjarjes nuk kanë dëgjuar krisma.
Forcat e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje të qytetit. (A2 Televizion)