
Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Gjermani ka tejkaluar 100 mijë që nga fillimi i pandemisë. Kjo është bërë e ditur nga agjencia zyrtare e shëndetit publik.
Ekonomia më e madhe e Evropës po lufton me një valë të re të rasteve me koronavirus dhe ka regjistruar 351 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 100 119, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch.
Ndërsa infeksionet arritën një rekord të lartë dhe njësitë e kujdesit kritik mbushen, kriza shëndetësore po paraqet një sfidë të menjëhershme për qeverinë e re të koalicionit që do të marrë drejtimin nga kabineti i Angela Merkel.
Në Evropë, Gjermania është vendi i pestë që kalon këtë pikë, pas Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës. (A2 Televizion)