
Gjilani është mposhtur me rezultatin 3-1 nga letonezët e Liepaja, duke i dhënë lamtumirën aventurës europiane në Conference League.
Avantazhi minimal në Kosovë nuk i mjaftoi djemve të drejtuar nga tekniku Zekerija Ramadani, që rezistuan 45 minuta, por në fillimin e pjesës së dytë pësuan një penallti që zhbllokoi rezultatin. Kosovarët treguan menjëherë karakteri e tyre duke barazuar me Krasniqin, diçka që mund të qetësonte ata për kualifikim.
Por në minutën e 64-t, letonezët gjejnë sërish golin dhe shtojnë presionin, duke arritur në minutat golin e kualifikimit. Një mundësi e shkëlqyer për Gjilanin për të kaluar turin e parë të një kompeticioni europian, që në pjesën më të madhe e kishte në dorë. (A2 Televizion)