Zyrtare, Ousmane Dembelè rinovon me Barcelonën

Nga A2 CNN
14 Korrik 2022, 16:19 | Futboll
Zyrtare, Ousmane Dembelè rinovon me Barcelonën

Tashmë është zyrtare. Ousmane Dembelè do të vazhdojë karrierën te Barcelona deri në vitin 2024.

Katalanasit, por edhe lojtari, njoftuan zgjatjen e bashkëpunimit, pas negociatave që vijonin prej muajsh. Madje, vetëm pak kohë më parë, duke vlerësuar që nuk po arrihej marrëveshja për rinovimin, klubi e kishte nxjerrë në shitje 25-vjeçarin.

Me gjithë interesimin e Chelsea dhe disa ekipeve të tjera, mesfushori me tipare sulmuese, zgjodhi të qëndronte në Camp Nou. Vendimtare ishte ndërhyrja e trajnerit Xavi, që e cilëson si një prej shtyllave kryesore të ekipit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos