
Portieri i kombëtares Thomas Strakosha do të luaj në Premier League. Lajmi i disa ditëve më parë u zyrtarizua sot me prezantimin zyrtar në selinë e Brendford, ekip që vitin e kaluar mori një vend të 13-të të kënaqshëm, duke lënë pas ekipe si Everton, Leeds dhe Aston Villa.
Tashmë shqiptari 27-vjeçar do të mbrojë portën e britanikëve, duke pasur mundësi të jetë titullar, ndërkohë që në mundësitë e tjera të transferimit, si në rastin e Manchester United, roli i tij ishte ai i zëvendësuesit.
Strakosha, që erdhi si lojtar i lirë në Britaninë e Madhe pas 8 vitesh tek Lazio, ka firmosur për 4 vjet. “Ka luajtur në Serie A dhe në kupat europiane, do të japë një eksperiencë të madhe”, u shpreh Thomas Frank, trajneri i të ashtuquajturave “Bleta”. (A2 Televizion)