Gjykata e Durrësit sekuestron 6 apartamente, 3 automjete, dhe disa llogari bankare

Nga A2 CNN
23 Shtator 2022, 13:44 | Aktualitet
Gjykata e Durrësit sekuestron 6 apartamente, 3 automjete, dhe disa llogari

Gjykata e Durrësit ka sekuestruar 6 apartamente, 3 automjete dhe disa llogari bankare në pronësi të shtetasit Kledi Abdyli dhe të familjarëve të tij, pasi dyshohet se janë përfituar me para të ardhura nga aktiviteti kriminal.

“Mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, bazuar në nenin 274 të K. Pr. Penale si dhe ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, datë 20.03.2014, nr. 70/2017, datë 27.04.2017), me vendimin nr. 573, datë 18.09.2022, ka vendosur:

-    Të caktojë si masë sigurimi pasuror “Sekuestro Preventive”, për pasuritë e shtetasit K.A dhe të familjarëve të tij.

Për këto arsye në mbështetje të vendimit të mësipërm si dhe të neneve 462,463 të K.Pr.Penale është urdhëruar:

1.    Ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit penal Nr. 573, datë 18.09.2022 të Gjykatës Shkallës së Parë Durrës për pasuritë e shtetasit K.A dhe familjarëve të tij:

Pasuritë e sekuestruara:

•    Garazhd me sipërfaqe 160.91 m2, ndodhur në  Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

•    Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

•    Apartament me sipërfaqe 58.36 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

•    Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

•    Apartament me sipërfaqe 59.61 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

•    Apartament me sipërfaqe 114.5 m2, ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit I.A dhe E.A;

•    Apartament me sipërfaqe 69.92 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetases E.A;

•    Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;

•    Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;

•    Motomjet me targa AY__, në pronësi të shtetasit K.A;

•    Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetases Sh.A;

•    Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.A;

•    Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.

•    Llogarinë në Raiffeisen Bank, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.

2. Është ngarkuar  me ekzekutimin e këtij vendimi, Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrave Durrës, Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrave Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos