Mbyllja e kolegjit turk, reagon ministrja Kushi: Bëri një sërë shkeljesh

Nga A2 CNN
23 Shtator 2022, 09:13 | Aktualitet
Mbyllja e kolegjit turk, reagon ministrja Kushi: Bëri një

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar pas interesimit publik në lidhje me vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit turk, “Mehmet Akif Ersoy”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Kushi shprehet se shkolla jopublike ka kryer një sërë shkeljesh të ligjeve në fuqi.

Sipas ministres, drejtuesit e kolegjit kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise, të pamiratuara nga MAS. Ata nuk i kanë përmbushur kriteret dhe pas dy verifikimesh, dhe në këto kushte, është e drejta e autoriteteve të revokojnë licencën.

Më tej, Kushi siguron se do të merren masat që nxënësit e kësaj shkolle të transferohen në shkolla që përmbushin kriteret.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekulimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos