Gjykata Kushtetuese do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të kërkuar opinion për zgjedhjet e 30 qershorit

Nga A2 CNN
23 Qershor 2021, 20:50 | Politikë
Gjykata Kushtetuese do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për

Janë të ligjshme apo jo zgjedhjet vendore të vitit 2019? Kësaj pyetje nuk mundi t’i jepte përgjigje Gjykata Kushtetuese, e cila vendosi se për legjitimitetin e vendoreve të 2019-s, të marrë opinionin e Komisionit të Venecias. 

Pas 10 orë parashtrime dhe 60 minuta me dyer të mbyllura, gjyqtarët kushtetues ranë dakord se për këtë çështje kaq sensitive për politikën e Tiranës, duhet një ekspertizë ndërkombëtare.

Voltana Ademi iu drejtua Kushtetueses dy vite më parë nën argumentin se zgjedhjet vendore ishin zhvilluar në mënyrë antikushtetuese.

“Themelet e demokracisë janë shkelmuar më 30 qershor 2019. Unë kam besim dhe shpresë që sa më shpejt të kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese”, tha Ademi.

Pjesë e argumenteve ligjore të ankimuesve ishin edhe dekreti i Presidentit Ilir Meta, i cili në atë kohë firmosi për të anuluar 30 Qershorin si ditë zgjedhore, vendim i cili nuk u mor në konsideratë. Bledar Dervishi u shpreh: “Vendimi i gjykatës nuk komentohet. Gjykata Kushtetuese e ka parë me vend që t’i drejtojë kërkesë Komisionit të Venecias për një opinion këshillimor, lidhur me çështjen objekt shqyrtimi. Çështja objekt shqyrtimi nuk është dekreti i Presidentit, por kushtetueshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019”.

Për të marrë ekspertizën e Komisionit të Venecias duhet të pritet tetori, kur në datën 14 të këtij muaji parashikohet seanca e radhës plenare dhe legjitimiteti i pushtetit vendor në Shqipëri do të vijojë të mos njihet nga një pjesë e politikës dhe nga Presidenti i Republikës, i cili vijon të mos dekretojë një datë zgjedhjesh për pesë bashki që janë pa kryetar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/23/padia-per-zgjedhjet-e-30-qershorit-nis-shqyrtimi-nga-gjykata-kushtetuese/

A2 CNN Livestream

Latest Videos