Gjyqi i shekullit në Francë, autori i sulmeve terroriste: Donim të injektonim në Paris të njëjtën dhimbje

Nga A2 CNN
15 Shtator 2021, 22:34 | Bota
Gjyqi i shekullit në Francë, autori i sulmeve terroriste: Donim

Organizatori i sulmeve terroriste të vitit 2015 në Paris, Salah Abdeslam ka folur për herë të parë pas arrestimit, në procesin më të madh gjyqësor që po zhvillohet për ngjarjet e përgjakshme që shkaktuan më shumë se 130 viktima në zemër të kryeqytetit francez.

“Avionët francezë që bombarduan Shtetin Islamik nuk bën dallim mes burrave, grave apo fëmijëve. Donim që Franca të ndjente të njëjtën dhimbje që përjetuam ne”, u shpreh koka e grupit që organizoi sulmin.

“Sulmuam Francën dhe morëm në shënjestër civilët, por nuk kishte asgjë personale. E di që fjalët e mia mund të shokojnë njerëzit e ndjeshëm. Objektivi im nuk është të rrotulloj thikën në plagë, por që të jemi i sinqertë me ata që po ndjejnë një dhimbje të madhe”, shtoi ai.

9 persona të armatosur dhe kamikazë, të lidhur me grupin islamik ISIS sulmuan në një operacion të koordinuar stadiumin e kryeqytetit, teatrin Bataclan dhe lokalet, më 13 nëntor të vitit 2015.

I mbijetuari i vetëm i celulës, Salah Abdeslam, është i akuzuari kryesor midis atyre që do të gjykohen për sulmin më vdekjeprurës në Francë që nga Lufta e Dytë Botërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos