Gjyqi ndaj Salianjit, tjetër shtyrje “për arsye objektive”

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 10:04 | Kronikë
Gjyqi ndaj Salianjit, tjetër shtyrje “për arsye objektive”

Gjyqi që sheh si të pandehur ndër të tjerë edhe Ervin Salianjin, për shkak të kallëzimeve të tij të pretenduara si të rreme në të ashtuquajturën dosja “Babalja”, është shtyrë sërish.

Lajmin e ka pohuar vetë Gjykata e Apelit Tiranë, sepse “për arsye objektive një nga anëtarët e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm.

Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, marrë në shkallën e parë, pasi deklaratat e tij mbi përfshirjen në trafik droge të Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafajt, u gjykuan si të rreme.

Seanca e radhës u caktua më 13 shkurt, ora 11:00. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/16/dosja-babale-shtyhet-serish-seanca-ndaj-salianjit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos