Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano inspektoi masat shtesë të marra për rritjen e sigurisë në plazhe kësaj here në zonën e Shëngjinit, ku u takua me drejtues dhe efektivë.
Nano kërkoi nga krerët e policisë në këtë zonë që të zbatojnë me rigorozitet detyrave dhe masat shtesë të caktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve që cenojnë jetën e pushuesve në plazhe.






“Me punën, angazhimin dhe ndershmërinë tuaj keni në dorë jetën e sigurinë e qytetarëve, imazhin e Policisë së Shtetit, si dhe të vendit në tërësi. Ky është privilegj, po aq edhe përgjegjësi, ndaj mos neglizhoni askënd, cilido qoftë, zbatoni ligjin e vetëm ligjin dhe shërbejuni qytetarëve me përkushtim e humanizëm”, tha Nano.
Më pas, Gledis Nano, bashkë me drejtuesit e policisë vendore dhe kufitare inspektuar nga afër masat shtesë. (A2 Televizion)