All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Global Citizens, koncerte për klimën dhe varfërinë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2021, 15:48 | Bota
Global Citizens, koncerte për klimën dhe varfërinë
All - Paragraf - 1

Mbrojtja e planetit dhe lufta kundër varfërisë ,ishin mesazhet e koncerteve Global Citizens, të mbajtura në disa qytete rreth botës mbrëmjen e së shtunës.

Jennifer Lopez, Shawn Mendes dhe Billie Eilish ishin mes yjeve që  ndezën central park në Nju Jorku, ku u mblodhën rreth 60 mijë persona.

All - Paragraf - 3

“E ndjej veten plotësisht të pashpresë lidhur me indiferencën e njerëzve për tokënku ne jetojmë. është e pakuptueshme për mua.”, tha Billie Eilish.

 Princi Harry dhe Meghan Markle, folën mbi nevojë nurgjente për qasje të barabartë ndaj vaksinave të Covid-19.

“Ka kaq shumë gjera që mund të bëjmë për ti dhënë fund kësaj pandemie dhe prandaj jemi të gjithë këtu sot.”, tha Markle.

All - Paragraf - 6

Sir Elton John, Ed Sheeran dhe Black Eyed Peas performuan poshtë kullës Eifel në Paris. Pjesëmarrësit në koncert duhej të regjistroheshin në websajtin e Global Citizen dhe të nënshkruanin peticione ose të shpërndanin mesazhe në rrjetet sociale duke u bërë thirrje liderëve botërore të bëjnë më shumë për klimën.

Global Citizen festival, synon të nxisë më shumë aksion për ndrshimin e klimes, dhe të bindë shtetet e pasura të ndajnë 1 miliardë doza tëvaksinës kundër Covid-19 për shtetet më në nevojë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos