Goditi me sende të forta familjarët dhe vëllain e mitur, pranga 27-vjeçarit në Dibër

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 12:15 | Kronikë
Goditi me sende të forta familjarët dhe vëllain e mitur, pranga

Një 27-vjeçar në fshatin Rreth-Kale të Dibrës ka goditur me sende të forta, njerkën, motrën dhe vëllain e tij të mitur, si dhe i ka kanosur ata, për jetën. Sapo ka marrë njoftimin policia ka parandaluar krimin në familje dhe ka vënë në pranga autorin. Mësohet se ngjarja ka nodhdur për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë Dibër

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Rreth-Kale, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendin e njoftuar, për të neutralizuar dhe për të vënë në pranga autorin.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale, në familje, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Ll., 27 vjeç, banues në Dibër.

27-vjeçari, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, njerkën, motrën dhe vëllanë e tij të mitur, si dhe i ka kanosur ata, për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos