Goditja e “pistë” cakton kampionin e Europianit për U21, dramë në sekondat e fundit

Nga A2 CNN
8 Korrik 2023, 20:17 | Futboll
Goditja e “pistë” cakton kampionin e Europianit për U21,

Anglia është shpallur kampione europe në futboll për moshën nën 21 vjeç pasi mundi në finale ekipin e Spanjës me rezultatin e ngushtë 1-0.

“Tre luanët” e vegjël e gjetën golin e fitores nga një goditje dënimi e Jones në minutat shtesë të pjesës së parë, e cila u devijua nga muri mbrojtës dhe përfundoi në rrjetë.

Në këtë moment pati dhe një moment tensioni mes palëve, ku arbitri kryesor i ndeshjes nuk kurseu as kartonët e verdhë dhe të kuq.

Pas këtij momenti, loja ishte e gjitha në këmbët e spanjollëve, të cilët ndonëse më superiorë në kontrollin e topit, gabuan shumë përpara portës.

Atëherë kur mendohej se gjithçka kishte përfunduar, spanjollët fitojnë një 11 metërsh falë ndërhyrjes së VAR, por portieri i Anglisë u tregua magjik duke e pritur topin dy herë, për t’i shpallur të tijtë kampionë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos