Ish-ylli i kombëtares holandeze në gjendje të rëndë shëndetësore, orët e ardhshme vendimtare

Nga A2 CNN
7 Korrik 2023, 18:35 | Futboll
Ish-ylli i kombëtares holandeze në gjendje të rëndë

Mediat holandeze raportojnë se ish-portieri i kombëtares, Edwin van der Sar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, pasi pësoi një hemorragji cerebrale gjatë pushimeve të tij në Kroaci.

Legjenda e futbollit u transportua me helikopter në Amsterdam ku ndodhet në terapi intensive, teksa orët e ardhshme janë tepër të rëndësishme.

“Ajax është informuar në orët e fundit se ish-portieri i kombëtares holandeze dhe drejtori i përgjithshëm i klubit nga Amsterdami, i cili dha dorëheqjen nga klubi, po trajtohet nga mjekët. 24 orët e para janë vendimtare në këtë lloj goditje”, shkruhet në reagimin e klubit të Ajax. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos