
Nedim Bajrami u rikthye titullar në Serie A me skuadrën e Empolit në ndeshjen e kësaj të hëne ku skuadra e tij triumfoi 3-1 ndaj Udineses.
Mesfushori shqiptar zhvilloi një takim mbresëlënës, duke realizuar një gol, ndërsa dhuroi edhe një asist.
Pas ndeshjes, performanca e Bajramit u komentua edhe nga trajneri Aurelio Andreacoli, i cili u shpreh se e priste një rikthim të tillë të shqiptarit.
“Përmbysja e rezultatit nuk është rastësi sepse ne nuk demoralizohemi. Kemi një reagim mjaft pozitiv në këto situata. Loja jonë ka shumë element. Bajrami nuk është një problem, përkundrazi është një kënaqësi. Ne të gjithë e prisnim që ta shihnim atë të luante përsëri në këto nivele. Do të jetë një armë më shumë për ne”, tha trajneri i Empolit.
Deri tani, Bajrami ka realizuar 3 gola, ndërsa ka dhuruar edhe 3 asiste. Për t’u theksuar është fakti se shumë ndeshje ai i ka nisur nga stoli. Tashmë, pas performancës ndaj Udineses, lojtari i kombëtares shqiptare pritet të ketë më shumë hapësira tek Empoli. (A2 Televizion)