Familjarët e Admir Muratajt kanë konfirmuar se është Admir Murataj personi i vrarë një ditë më parë në përplasjen me policinë pas grabitjes brenda Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Vëllai i Admir Muratajt ka konfirmuar për A2 CNN se bëhet fjalë për Admirin, ndërsa bashkëshortja e tij, gjithashtu e pranishme në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka dalë në lot nga godina pasi ka bërë identifikimin e bashkëshortit të saj. (A2 Televizion)
Grabitja në Rinas, familjarët: Viktima është Admir Murataj
