
I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell reagoi në rrjetet sociale edhe njëherë për çështjen e taksës së Kosovës ndaj produkteve të Serbisë.
Ambasadori Grenell postoi një Twitter ku i drejtohej kreut të PDK, Veseli duke thënë se Kosova duhet të heqë menjëherë taksën pasi po dëmtohet Kosova dhe biznesi
“Kadri, Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Kosova të heqë tarifat 100%. Ato dëmtojnë Kosovën dhe pengojnë bizneset në krijimin e vendeve të punës. Albini ka të drejtë për këtë”, shkruan Grenell.
Ditën e djeshme, kryeministri i ri Kurti paralajmëroi heqjen e taksës dhe zëvendësimin e saj me masën e reciprocitetit. Deklarata e tij solli reagime të shumta mes tyre të ish kryeministrit Haradinaj dhe kreut të PDK, Kadri Veseli që i kërkuan kreut të ekzekutivit të mos nxitohet me marrjen e këtij vendimi. (A2 Televizion)