Si u zbulua varianti britanik në Shqipëri? Bino tregon në A2

Nga A2 CNN
11 Mars 2021, 20:36 | Aktualitet
Si u zbulua varianti britanik në Shqipëri? Bino tregon në A2

“Varianti britanik është konfirmuar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik përmes një metodologjie dhe një kiti të përcaktuar për këtë qëllim dhe në bashkëpunim me Institutin “Refik Saidam” në Ankara”. Kështu u përgjigj shefja e Epidemiologjisë në A2 CNN.

Sipas saj ekzaminimet u bënë në bazë të disa indikacioneve epidemiologjike dhe sipas metodologjisë së përdorur në vende të tjera europiane. Mes rasteve të përzgjedhura u konfirmuan me variantin britanik 70% e tyre, theksoi Bino.

“Ekzaminimet e kryera nuk u bën në tym, por në disa indikacione epidemiologjike. U përzgjodhën ato mostra që u përkisnin personave që kishin udhëtuar jashtë, ata që kishin pasur kontakt  me një person të konfirmuar apo dyshuar me variantin britanik, persona që ishin riinfektuar dhe persona që ishin përzgjedhur nga rastet e rënda në spitalet tona. Dhe mes rasteve të përzgjedhura 70% e tyre u konfirmuan me variantin britanik. Kjo është një metodologji e cila po përdoret edhe në vende të tjera europiane dhe na lejon të përcaktojmë mutacionet në vend”.

E pyetur në lidhje me situatën e pandemisë në muajt e verës, Bino shtoi se nuk bën parashikime, por gjithçka do të varet nga vaksinimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos