Grupi për PD-në: Reformimi i partisë nis me dorëheqjen e Lulzim Bashës

Nga A2 CNN
16 Shtator 2021, 08:35 | Politikë
Grupi për PD-në: Reformimi i partisë nis me dorëheqjen e

Grupi për Partinë Demokratike është shprehur se “vendimi i fundit i Kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike” për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, “është antistatutor dhe në vazhdën e të gjitha vendimeve antistatutore e antidemokratike të ndërmarra që prej vitit 2017”.

Sipas Grupit për PD-në, “Lulzim Basha është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nëpërmjet pazareve dhe marrëveshjeve fitimprurëse me Edi Ramën, për përfitim personal”.

https://a2news.com/2021/09/15/u-perjashtua-nga-grupi-parlamentar-i-pd-berisha-nis-neser-foltoren-me-demokratet/

“Masakra zgjedhore” ishte alibia e radhës për të mbuluar këto pazare. Për këto arsye dhe shumë të tjera, Partia Demokratike duhet të ringrihet dhe reformohet si një parti e djathtë bashkëkohore, me një projekt të ri të bazuar në idealet e themelimit të saj. PD-ja e marrë peng duhet t’i kthehet demokratëve dhe anëtarësia e saj e gjerë dhe e pandikuar, e pakushtëzuar, duhet të vendosë mbi të ardhmen e saj. Dorëheqja ose largimi i Lulzim Bashës nga pozitat e Kryetarit në detyrë duhet të jetë akti i parë dhe i menjëhershëm drejt këtij reformimi”, lexohet në deklaratën e Grupit për PD-në, që shton se krijimi i një Këshilli Drejtues të përkohshëm, kthimi i votës dhe i mendimit të lirë në parti, si dhe ringritja e të gjitha forumeve të PDSH-së nëpërmjet zgjedhjeve të lira, janë të domosdoshme për ringritjen e Partisë dhe kthimin e besimit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/15/perjashtimi-i-berishes-nga-grupi-thellon-percarjen-ne-parti-frpd-kerkese-me-30-firma-per-referendum/

A2 CNN Livestream

Latest Videos