Habit Conte: U tregoj futbollistëve të mi se si të kryejnë marrëdhënie seksuale

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 15:16 | Futboll
Habit Conte: U tregoj futbollistëve të mi se si të kryejnë

Trajneri i Interit, Antonio Conte, në një intervistë për “L’Equipe” ka shpjeguar mënyrën e tij të punës dhe rregullat që duhet të ndjekin futbollistët në fushë dhe në… shtrat.

“Unë jam një shpirt i lirë, nuk lëpihem. Për mua, futbolli është betejë dhe kur luftohet nuk ka arsye që të qeshësh ose të jesh i kënaqur. Është çështje jetë a vdekje, vetëm njëri nga luftëtarët qëndron në këmbë dhe unë bëj gjithçka që të jetë ekipi im ai që qëndron në këmbë”, deklaroi Conte.

Dhe, që të ndodhë kjo, nuk duhet anashkaluar asnjë detaj. As jeta private e futbollistëve.

“Kur ke ndeshje, marrëdhënia nuk duhet të zgjasë shumë, duhet bërë sa më pak sforco të jetë e mundur. Prandaj, më mirë është që të qëndrosh poshtë partneres. Idealja do të ishte që të bësh seks me gruan tënde, në mënyrë që të mos jesh i detyruar të bësh një performancë të jashtëzakonshme”, sqaroi Conte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos