Maradona ndërron mendje, mbetet në krye të stolit të Gimnasia

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 11:52 | Futboll
Maradona ndërron mendje, mbetet në krye të stolit të

Dy ditë pasi njoftoi tërheqjen nga skuadra e Gimnasia La Platas, Diego Armando Maradona bëri prapakthehu. Legjenda e futbollit, aktualisht trajner i skuadrës argjentinase, konfirmoi se do të qëndrojë në krye të stolit.

Maradona tha se do të hiqte dorë nga skuadra pas mosrikandidimit të presidentit që e solli në këtë klub.

“Jam i lumtur t’ju them se do vazhdoj të jem trajner i Gimnasia. Ju falenderoj të gjithëve dhe uroj që klubi të finalizojë përforcimet që na duhen”, ishin fjalët e “Pibe de Oro”, që ka bërë një nisje të dobët të kampionatit, ndërsa skuadra e tij renditet në vendin e 22-të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos