
Ylli Demneri prej vitesh jeton në Paris, aty ku edhe u magjeps me Haikun, një lloj poezie japoneze që ai rreket të na i prezantojë. Ndonëse nuk është vëllimi i parë I këtij lloji, qasja e Demnerit drejt kësaj poezi të veçantë sa vjen e josh më shumë atë, por edhe lexuesin shqiptar.
Në këtë intervistë me Ylli Demnerin, pasioni për ta shpërndarë këtë poezi ecën edhe me këshillën se: “Haiku duhet lexuar ashtu siç ecim në pyll, pa kërkuar gjë tjetër përveç ajrit të freskët”. (A2 Televizion)