Hajdutët boshatisin shtëpinë e Dybala

Nga A2 CNN
22 Tetor 2021, 10:43 | Futboll
Hajdutët boshatisin shtëpinë e Dybala

Shtëpitë e futbollistëve dhe personave të tjerë të famshëm janë më të preferuarat e kohëve të fundit nga hajdutët për t’u vjedhur. Kësaj here, radhën e kishte shtëpia e futbollistit të Juventusit, Paulo Dybala të ishte në shënjestrën e një grupi grabitësish.

Sulmuesi argjentinas ndodhej në Rusi me ekipin për transfertën e Juventus nga Zenit dhe për këtë arsye hajdutët kishin gjetur momentin e duhur për të hyrë të pashqetësuar në shtëpi.

Deri tani, raportohet se është marrë një koleksion i shtrenjtë orësh nga shtëpia e sulmuesit bardhezi, por hetimet vijojnë për të parë nëse është vjedhur diçka tjetër.

Policia u njoftua nga banorët e zonës për grabitjen, por ajo mbërriti në vendngjarje me vonesë, pa mundur që të kapë autorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos