Lewis Hamilton vijon të shkruajë historinë e Formula 1. Britaniku ka fituar edhe në Çmimin e Madh të Portugalisë, duke siguruar triumfin e 92-të në karrierë, duke lënë tashmë mbrapa Michael Schumacher.
Në Portimao, kampioni në fuqi i F1 dominoi edhe ndaj shokut të tij të skuadrës Bottas, i cili u rendit i dyti në këtë garë, ndërsa në vend të tretë arriti piloti i Red Bull, Verstappen. Ndërkohë, pas disa garave tejet zhgënjyese, Ferrari ka dhënë sinjalin e zgjimit me Leclerc, i cili u rendit në vendin e katërt, ndërsa Vettel në vendin e dhjetë.
Një garë interesante zhvilluan edhe Gasly, Sainz dhe Raikkonen. I pari, me makinën Alpha Tauri përfundoi në vendin e pestë, ndërsa Sainz e Raikkonen ishin protagonist të një xhiroje të jashtëzakonshme.
Pas kësaj gare, Hamilton kryeson renditjen me 256 pikë, i ndjekur nga Valtteri Bottas me 179 pikë, ndërsa i treti renditet Max Verstappen me 162 pikë.
Gara e radhës do të jetë në Itali fundjavën e ardhshme. (A2 Televizion)