
Kandidati Demokrat Joe Biden ka bërë një hap të rëndësishëm drejt fitores zgjedhore në Shtetet e Bashkuara. Sipas CNN, Biden ka fituar shtetin e Uiskonsin, një nga shtetet kyçe që ishin fituar në zgjedhjet e fundit nga presidenti Donald Trump.
Biden ka fituar me 49.4% 48.8% me më shumë se 20 mijë vota diferencë. Shteti verior vlen 10 vota elektorale, që i çojnë në 237 ato të Biden kundër 213 të Trump, dhe i japin demokratit një mundësi të artë për t’ u shpallur president. (A2 Televizion)