Stafi i fushatës së Biden: Optimistë për fitoren pas numërimit të të gjithë votave

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 15:00 | Bota
Stafi i fushatës së Biden: Optimistë për fitoren pas

Ende është vështirë për të projektuar një fitues nga zgjedhjet për President në SHBA. Votat ende po numërohen në Alaskë, Arizonë, Karolinën e Veriut, Nevada, Uiskonsin, Miçigan, Mejn, Xhorxhia dhe Pensilvani.

Një pjesëtar i stafit të fushatës së Joe Biden thotë se gjërat për kandidatin demokrat po shkojnë në rrugën e duhur, duke u bazuar në shtetet që ka fituar.

Burimi i CNN thotë se pritej që gara të ishte shumë e luftuar.

“Do të duhet të presim votat që kërkojnë më shumë kohë për t’u numëruar. Gjithësesi, jemi optimist se kur të gjitha votat të numërohen, Biden do të dalë fitues”, tha pjesëtari i stafit të fushatës së kandidatit demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos