
Juventusi nuk ka arritur dot të fitojë ndaj Sassuolos, duke barazuar 2-2 në Torino.
Bardhezinjtë kaluan në avantazh me Bonuccin në minutën e 20, por Boga barazoi rezultatin në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, dy gabime të njëpasnjëshme, një i De Ligt dhe një i Buffon, çuan në golin e dytë të miqve, me autor Caputo.
Bardhezinjtë barazuan vetëm me anë të një penalltie të Cristiano Ronaldos në minutën 67.
Tashmë, Interi ka mundësinë të marrë kryesimin e Serisë A, nëse në ndeshjen që do të luajë në San Siro ndaj Spalit do të arrijë të marrë 3 pikët. (A2 Televizion)