
Reali i Madridit ka marrë një fitore 1-2 në transfertë ndaj Alaves, duke vijuar ecurinë e fitoreve në La Liga.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa me nisjen e të dytës ishte kapiteni Ramos, ai që gjeti rrugën e rrjetës.
Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe gjetën golin me anë të Perez. Por Reali kundërpërgjigjet sërish me një mbrojtës për të shënuar golin e fitores në këtë transfertë.
Këtë herë ishte Carvajal ai që realizoi, duke i dhënë skuadrës së tij 3 pikë mjaft të rëndësishme, me të cilat Reali shkon në kuotën e 31 pikëve, 3 më shumë se Barcelona e vendit të dytë. (A2 Televizion)