Harroni “Tomi dhe Xherri”, qenushët-killer vrasin 700 brejtës në 7 orë

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 14:40 | Lifestyle

Na kanë mësuar qysh nga koha e “Tomi dhe Xherrit” që armiqtë më të mëdhenj të minjve janë macet.

Por ja që një histori e ditëve të fundit në një stallë derrash në Suffolk të Britanisë së Madhe i jep përparësi qenve, veçanërisht racës së terrierëve të vegjël.

Një kompani në rajonin e Suffolkut duke ditur këtë veti të këtyre qenve ka filluar të ofrojë një shërbim deratizimi falë 8 qenushëve në dukje të pafajshëm.

Të thirrur për një emergjencë në një stallë derrash, ekspertët u habitën nga një pushtim minjsh, ku me qindra po zbraznin mullarin me drithëra dhe frikësonin kafshët.

Një situatë ferri, që po dëshpëronte pronarët. Por ja që mjaftuan 7 orë për të zgjidhur problemin, falë gjuetisë së qenve-killer, që nuk pushuan së gjeturi dhe vrarë brejtësit.

Ata vranë rreth 700 të tillë në pak orë, me një zell që habiti të gjithë. Sipas pronarëve të kompanisë, kjo është një metodë më humane se helmimi, që shkakton dhembje të zgjatura brejtësve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos