E gjithë bota është në pritje të lançimit të serialit më të fundit të Netflix, ‘’Harry dhe Meghan’’, ndërsa vëmendja e mediave rozë është përqendruar në thashethemet prapa kuintave të serialit.
E natyrshëm lind pyetja: Cilat do të jenë sekretet e radhës, që do të dalin në dritë nga familja më e famshme dhe përfolur në vend, ajo mbretërore?
Janë të larguarit e monarkisë, Princi rebel Harry dhe bashkëshortja e tij Megan që ofrojnë detaje të reja pikante mbi jetën mbretërore, në një dokumentar 100 milionë dollarësh të Netflix, 3 seritë e para të së cilit u publikuan më 8 dhjetor.
Në serialin eksploziv, siç e kanë cilësuar të gjithë, çifti flet edhe për presionin e medias, racizmin dhe vdekjen e princeshës Diana.
Episodet përfshijnë intervista me çiftin dhe miqtë e tyre dhe gjithashtu një video-ditar, ku mbulohen tema të ndryshme, nga marrëdhënia e vështirë e çiftit me tabloidet dhe reagimi i familjes mbretërore ndaj titujve racistë për Megan.
Harry rrëfen se disa pjesëtarë të familjes kishin vënë në dyshim mbrojtjen e bashkëshortes së tij përballë shantazheve mediatike, duke e konsideruar trajtimin negativ si një ritual të kalimit në familjen mbretërore. Por diferenca sipas Harrit, ishte elementi racor.
Princi, i cili është i pesti në radhë për fronin thotë se thuajse ishte rritur nga një familje e dytë në Afrikë ku kishte kaluar edhe periudhën e vështirë pas vdekjes së të ëmës.
Megan tregon për momentet e para kur ishte takuar me pjesëtarët e tjerë të familjes, që siç thotë e kishin befasuar me formalitetin që vijonte edhe përtej syve të publikut. Harry sakaq, e cilëson historinë me Megan si një dashuri të madhe.
All - Paragraf - 9“Ajo sakrifikoi lirinë që kishte për t’u bashkuar në botën time. Dhe shumë shpejt unë sakrifikova gjithçka dija për t’iu bashkuar asaj në botën e vet”.
Princ Harry
Çifti ka kritikuar pjesëtarët e tjerë të familjes se familjes për mosbashkëpunim në dokumentar, po zyrtarë të ‘’Bakingham Palase’’ thanë më vonë se nuk u ishte kërkuar kurrë të komentonin. Netflix ka bërë të ditur se seritë e reja të dokumentarit do të dalin më 15 dhjetor. (A2 Televizion)




