Një burrë nga Los Angeles që qëlloi kujdestarin e qenve të Lady Gaga -s dhe rrëmbeu bulldogët francezë të këngëtares, ka negociuar një dënim 21-vjeçar. Kjo është bërë e ditur nga zyra e prokurorit të qytetit të Kalifornisë.
Në “rrëmbim” kanë marrë pjesë edhe tre persona të tjerë. Sipas autoriteteve ata nuk e diin që qentë i përkisnin këngëtares, por i rrëmbyen vetëm për vlerën e racës. Në të vërtetë, një bulldog francez mund të kushtojë mijëra dollarë.
Sipas raporteve nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Los Anxhelosit, pranimi i fajësisë i autorit ka negociuar dënimin, i cili përfshinte edhe akuzën për tentativë vrasje.
Ngjarja ndodhi në shkurt të vitit të kaluar, kur dy qentë bulldogë francezë të Lady Gaga, u grabitën dhe më pas u dorëzuan në polici. (A2 Televizion)




