Harry e Meghan "të infektuar" nga fenomeni Kardashian? Do të shfaqen në Netflix

Nga A2 CNN
8 Prill 2021, 09:07 | Lifestyle
Harry e Meghan "të infektuar" nga fenomeni Kardashian? Do të

Princ Harry dhe Meghan Markle nënshkruan një kontratë 150 milionë dollarëshe në Netflix për të dokumentuar aktivitetet e tyre të bamirësisë.

Projekti i parë është thuajse gati dhe titullohet "Heart of Invictus". Dokumentari me disa seri që do të trajtojë Invictus Games 2022, do t'i kushtohet pikërisht sportit të krijuar në vitin 2014 që ka për qëllim të ndihmojë veteranët e luftës që vuajnë ende pasojat fizike dhe psikologjike.

"Heart of Invictus" do të ketë në qendër të saj atletët të cilët përgatiten për lojërat e radhës në Hagë dhe ka për qëllim t'ju tregojë njerëzve historitë e garuesëve.

Megjithatë, projekti ka ngritur shumë polemika sepse çifti që u largua nga oborri mbretëror britanik, duke shtruar si një prej arsyeve kryesore, ruajtjen e privatësisë, kanë pranuar të xhirojnë një “reality show” për jetën e tyre.

Edhe pse show do të jetë edukativ, publiku mendon se fenomeni Kardashian ka infektuar edhe çiftin e famshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos