Fajtor për vdekjen e 190 fëmijëve, lideri i sektit dënohet me 200 vite burg

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2026, 13:12 | Bota

Fajtor për vdekjen e 190 fëmijëve, lideri i sektit dënohet

Lideri i një sekti në Kenia është dënuar me 200 vite burg për vrasjen e 191 personave, të gjithë fëmijë, përveç njërit, duke i abuzuar dhe përfshirë në agjërim të detyruar, raporton A2 CNN.

Paul Mackenzie, themeluesi i Kishës Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë (Good News International Church), u dënua të premten, së bashku me më shumë se 10 persona të tjerë, nga Gjykata e Lartë në Mombasa.

Mackenzie kishte bindur ndjekësit e tij të braktisnin shtëpitë dhe të zhvendoseshin në pyllin Shakahola, në lindje të Kenias, duke u premtuar se agjërimi atje do t’i afronte më shumë me Zotin dhe do t’i përgatiste për parajsën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos