Humb jetën elektricisti gjatë riparimeve në nënstacionin elektrik në Vlorë

Nga Edi Ruçi
6 Nëntor 2026, 12:24 | Aktualitet

Humb jetën elektricisti gjatë riparimeve në nënstacionin

Një elektricist ka humbur jetën në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul në Selenicë të Vlorës. Viktima ishte pjesë e grupit të punës të Drejtorisë së Tensionit të Lartë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa grupi i punonjësve po kryente punime riparimi në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul. Gjatë ndërhyrjes në këtë objekt, për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura, njëri prej punonjësve ka humbur jetën në rrethana tragjike, ndërsa ndodhej në krye të detyrës.

Mësohet se një grup pune kishte nisur ndërhyrjen që në orët e para të mëngjesit, me qëllim kryerjen e riparimeve dhe punimeve të tjera në ambientet e brendshme të nënstacionit. Gjatë kohës që po vijonin punimet, 45-vjeçari dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Selenicë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:45, në fshatin Kocul, shtetasi A. P., rreth 50 vjeç, punonjës i OShEE-së, gjatë punës te nënstacioni elektrik, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos