
Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka dalë pas rreth orësh e gjysmë qëndrimi në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit e korrupsionit. Në një deklaratë të shkurtër për mediat pas daljes nga organi i akuzës, Gjebrea tha se është pyetur si person në dijeni për një çështje që është sekret hetimor
“Isha dëshmitar si person në dijeni për çështje që është sekret hetimor. Prokurorët u treguan shumë miqësorë, i ftova në programin tim”, deklaroi Gjebrea, pas daljes nga SPAK, ku konfirmoi se kjo ishte hera e parë që thirrej në këtë institucion. (A2 Televizion)