
Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve kanë paraqitur kërkesën për të zhvilluar një seancë dëgjimore mbi hartën e re gjyqësore.
Tetë deputetët e grupit ''Alibeaj'' së bashku me kryrepublikanin Fatmir Mediu kërkojnë që KLGJ, KLP, Ministri i Drejtësisë, Dhoma kombëtare e Avokatisë dhe Avokatin e Popullit që të japin informacione mbi shpërndarjen e re të gjykatave në vend.
Sipas tyre, riorganizimi gjyqësor lidhet me të drejtën themelore që ka të bëjë me aksesin në drejtësi, dhe për pasojë është detyrë e Kuvendit të analizojë dhe marrë në shqyrtim këtë çështje. (A2 Televizion)