Një hartë e pasaktë e Ballkanit Perëndimor në zyrën Miroslav Lajçak, të emëruarit të posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, ku kufiri mes dy shteteve ishte i shënuar me vijë të hollë, ka ngjallur mjaft polemika. Zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano i doli në mbështetje zyrtarit sllovak për hartën në zyrën e tij. Por për ish-ministrin e Jashtëm, Kastriot Islami, Lajçak duhet të dalë vetë me një reagim zyrtar për këtë çështje, duke qenë se është edhe negociator në dialogun mes dy shteteve për të arritur një marrëveshje. Ndiqni intervistën e plotë të zotit Islami dhënë në Ditarin e mëngjesit në A2. (A2 Televizion)
Harta që ngjalli polemika, Kastriot Islami: Duhet një reagim nga Lajçak
