Hedhja e pacientit nga Spitali Infektiv, QSUT: Përpjekjet maksimale për t'i shpëtuar jetën

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2020, 13:51 | Aktualitet
Hedhja e pacientit nga Spitali Infektiv, QSUT: Përpjekjet maksimale

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me anë të një deklarate për shtyp, sqaron opinionin publik se “stafi mjekësor në Spitalin Infektiv po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e pacientit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Spitalin Infektiv, ku një pacient tentoi të kryente aktin tragjik”.

“Pacienti me inicialet R.G., 69 vjeç aktualisht është nën kujdesin e mjekëve të këtij spitali”, lexohet në deklaratë.

“Në këto ditë të vështira të përballjes me Covid-19, kur mjekët tanë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme, sigurojmë qytetarët se jemi në krye të detyrës dhe askush nuk do të mbetet pa marrë shërbim mjekësor! Në këto momente nevojitet bashkëpunim dhe drejtësi në përcjelljen e informacioneve, për të ndihmuar mbi të gjitha stafet mjekësore që janë 24 orë në shërbim, siç kanë bërë dhe do të bëjnë deri në fund të kësaj beteje”, shton më tej deklarata e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos