“Hëna e krimbave” ndihmoi në zhbllokimin e Kanalit të Suezit!

Nga A2 CNN
11 Prill 2021, 16:38 | Lifestyle

Një fenomen i veçantë qiellor ka gjasa ta ketë bërë më të lehtë zhvendosjen me sukses të anijes gjigante që bllokoi Kanalin e Suezit për gati një javë.

Sipas NASA-s, e ashtuquajtura “Hëna e plotë” e së dielës, 28 mars, apo e njohur edhe si  "Hëna e krimbave" ndikoi në krijimin e një batice të lartë pranverore - rreth 46 centimetra mbi normalen - çka mund të ketë lehtësuar procesin e ndreqjes dhe zhvendosjes së anijes.

“Përgjatë një viti ka 12 deri në 13 hëna të plota, por vetëm gjashtë deri në tetë shoqërohen me një baticë të lartë, sepse Hëna është më afër Tokës gjatë fenomenit të hënave të plota”, tha meteorologu i CNN, Judson Jones.

Superhëna e marsit ishte e para e vitit dhe pritej të ishte hëna e katërt më e ndritshme e vitit 2021.

Anija e madhe me kontejnerë “Ever Given” që u bllokua më 23 mars në kanalin e Suezit arriti të zhvendosej pas gati një jave përpjekjeje, me anë të varkave tërheqëse dhe lehtësimit të ngarkesës në bordin e anijes. Megjithatë, mesa duket ndihmues në këtë proces ka qenë edhe fenomeni i veçantë natyror i “Hënës së plotë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/28/305025/
https://a2news.com/2021/03/29/zhbllokohet-kanali-i-suezit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos