Një karnavale e tillë mbahet vetëm në Rusi

Nga A2 CNN
11 Prill 2021, 10:36 | Lifestyle

Qindra të apasionuar pas sportit të skive, por jo vetëm, janë mbledhur në një resort skish në Sochi të Rusisë për të marrë pjesë në festivalin e përvitshëm të karnavaleve “BoogelWoogel”.

Pjesëmarrësit duhet të sfidojnë temperaturat ende të ulët në Sochi dhe të bëjnë një slalom në borë, vetëm me rroba banje.

Eventi i përvitshëm nisi të mërkurën në resortin Rosa Khutor dhe do të zgjasë deri ditën e dielë.

Karnavalet e “BoogelWoogel” hynë në librin e rekordeve Guinness në vitin 2018, pasi 2000 skiatorë zbritën kodrën të veshur me rroba banje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos